Dyshja kanë njoftuar se festojnë dy vjetorin e njohjes.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid, kanë ndarë disa momente romantike me njëri-tjetrin derisa kanë zbuluar se festojnë dy vjetorin e lidhjes.
Modeli dhe këngëtari, Anwar ka postuar një fotografi në storien e tij në Instagram teksa ka shkruar fjalë dashurie në dedikim për Duan.
“Dy vite me këtë zonjën e dashur m’i ke ndriquar ditët. Të dua”, ka shkruar Anwar në fotografi.
Ndërsa, Dua Lipa nuk ka hezituar të postojë imazhe në krahë të partnerit duke i shprehur dashurinë dhe se është tejet e lumtur për dy vjetorin e lidhjes.
“Urime, urime dy vjetorin, të dua”, kanë qenë fjalët e Duas drejt të dashurit të saj.


