Meda është rikthyer me bashkëpunim të ri.
Këngëtari Meda është ndër artistët më aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë në publik.
Ai me anë të një videoje të shkurtër ka paralajmëruar një tjetër projekt, i cili vjen në bashkëpunim me Belah.
Titulli i duetit të këngëtarëve është “Nëse Don”, derisa dyshja i kanë realizuar edhe klipin muzikor këngës.
Ndryshe, “Nana e fmive t`mi”, mbetet projekti i fundit muzikor i këtij këngëtari, që e publikoi disa ditë më parë.