Luana po përgatit projektin e ëndrrave.
Luana Vjollca po punon që t’i bëjë ëndrrat realitet dhe përmes një postimi tregoi se këtë po e arrin.
Me anë të një postimi, moderatorja u shfaq duke punuar në disa xhirime, por nuk tregoi saktësisht për çka është fjala.
“Ëndrra po bëhet realitet”, shkroi Luana, duke i lënë fansat në pritje rreth asaj se çfarë po përgatit këtë herë.
Ndryshe, Luana Vjollca së fundi ka pozuar për numrin e ri të revistës “Style Cruze”, teksa erdhi krejtësisht ndryshe me flokë të shkurtra e fustan blu.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/15/auto_198708012_791979715015080_7941494008825963047_n1623764536.jpg)