Jasmina ka paralajmëruar debutimin në muzikë.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu, do t’i futet botës së muzikës si shumë prej pjesëmarrësve të atij emisioni të dashurisë.
E ftuar në “Shqipëria Live”, Jasmina ka folur për planet që ka pas largimit nga “Përputhen”, e që ishin të ngjashme me konkurrentët e tjerë.
Ajo bëri të ditur se do të debutojë në muzikë, por që ka ende pasiguri dhe se nuk e di nëse është këngëtare apo jo.
“Është kënga që e kam paralajmëruar në Instagram, thash pse jo të bëhem edhe unë pjesë e këngës. Jam apo nuk jam, nuk e kam të vendosur akoma mirë, por është tek pjesa që të bëhem edhe unë pjesë”, u shpreh ajo.
E pyetur se a është muzika pasion i saj, Jasmina pohoi një gjë të tillë, por tha se frikësohet se a do të pranohet nga publiku.
“Më pëlqen shumë të këndoj, por nuk e di pse e kam atë ankthin ose mospranimin e njerëzve. Mendoj gjithmonë dështimin”, deklaron ish-konkurrentja.
Ajo tha se e gjithë pasiguria e saj është se si do të jetë kur të dalë para publikut për të kënduar.
Jasmina tha se kënga e saj e parë është në bashkëpunim me Alesandron, i cili ia kishte dedikuar këngën fillimisht.
Teksa tregon se ka mbështetja nga nëna dhe tashmë edhe njihet në publik, ajo tha se ka disa këngë të përfunduara.
“Kam 3-4 këngë, rri çdo ditë në studio, një herë del një ide, një herë një tjetër, por nuk është që do të dalë se s’bën”, përfundon Jasmina.