Jonida i kushtoi fjalët më të bukura personit më të veçantë për të.
Këngëtarja Jonida Maliqi përmes rrjeteve sociale i informon fansat për çdo të re rreth saj.
Me anë të një postimi, këngëtarja u shfaq në përqafim të djalit të saj, i cili është përqafimi më i sinqertë.
Në mbishkrimin që ia la fotografive, Jonida i dedikoi fjalët më të ëmbla djalit, duke shprehur dashurinë e madhe që ka për të.
“Asnje fjale nuk mban dot peshen e dashurise qe kam per ty❤️”, shkruan ajo.
Ndryshe, Jonida Maliqi së fundi është fokusuar më shumë në moderim, ndërsa kohë pas kohe është aktive me këngë të reja.