Anxhelina po sjell diçka të re.
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka njoftuar fansat se po realizon versionin e ri të projektit të saj “No drama”.
Me anë të një postimi, këngëtarja bëri të ditur se me 18 qershor publikohet versioni remiks i këngës “No drama”.
Ndryshe, artistja ka pak kohë që pas një pauze të gjatë debutoi në tregun e huaj me këngë të re në gjuhën angleze, kurse u mbështet edhe nga Kim Kardashian.
Anxhelina Hadërgjonaj njihet për jetën luksoze që e bën, e të cilën e ekspozon vazhdimisht në rrjete sociale.
Ajo së fundi ka shijuar pushimet në Miami, nga ku nuk munguan fotografitë e shumta joshëse.