Modelja ka udhëtuar drejt Kroacisë.
Emina Çunmulaj para pak ditësh përfundoi pushimin disaditor në Mal të Zi, ku u shoqërua nga miq e familjarë të saj.
Pas përfundimit të këtij udhëtimi, ndalesa e radhës për Eminën ishte Kroacia, ku po i shijon edhe disa ditë pushimi në bregdetin kroat.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, me të cilat tregoi se po e shijon në maksimum qëndrimin në Kroaci.
Në Kroaci, modelja po shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, me të cilin ndau edhe një foto.
Ndryshe, Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, janë prindër të dy vajzave, kurse presin që së shpejti të bëhen me fëmijën e tretë.

