Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë me 8 mars të këtij viti.
Dhe, Emily Ratajkowski po vazhdon të shfaqë fizikun e saj të tonifikuar vetëm disa muaj pasi mirëpriti djalin e saj të vogël Sylvester Apollo Bear.
Modelja, 30 vjeç, shfaqi barkun e saj – ndërsa ndezte imagjinatën me veshjen e zbuluar – teksa doli me burrin Sebastian Bear-McClard në New York të martën.
Emily, kishte zgjedhur një palë xhinse dhe një bluzë me ngjyrë të kaltër e cila i zbulonte nga gjoksi, barku dhe shpina joshëse.
Ndërkohë, flokët brune i kishte kapur me një kapëse ndërsa në krahë mbante një çantë derisa e përfundoi dukjen me një palë atlete dhe syze.