Angela u shfaq atraktive me fustan të kuq.
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini vazhdon të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet provokuese.
Së fundi, bukuroshja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat u shfaq e veshur me një fustan të kuq e të shkurtër.
Në një prej fotove, ajo pozoi e ulur në një krevat, duke vënë gjithë fokusin tek këmbët seksi, ndërsa në një tjetër imazh pozoi pranë pishinës.
Modelja u shfaq në formë shumë të mirë në fustanin e ngushtë e të shkurtër dhe pranoi komente pozitive nga ndjekësit.
E gjithë kjo vjen pak kohë pas udhëtimit romantik që kishte bashkë me bashkëshortin e saj Dragos Savulescu, me rastin e ditëlindjes.