Rozana ka një pyetje për fansat lidhur me këngën e re.
Këngëtarja e njohur shqiptare Rozana Radi pas një pauze të gjatë është gati të rikthehet në muzikë.
Ajo tashmë ka finalizuar këngën e re, por ka një dilemë se si t’ia vendos titullin, andaj ka në mendje dy opsione.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/16/auto_202003481_321220912865480_7704397548877732406_n1623834323.jpg)
Për këtë, artistja ua lë në dorë fansave që të vendosin se si do të titullohet kënga e saj e re, duke e hedhur në votim.
“Zgjidheni ju titullin e kenges time te re!
Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”, shkruan Rozana.
Ndryshe, Rozana Radi kohën e fundit është përkushtuar më shumë në fushën e biznesit, andaj e kishte lënë anash muzikën.