Pas një pauze të gjatë, artistja Rozana Radi pritet të kthehet fuqishëm në muzikë pasi siç thotë dhe vetë ka përfunduar këngën e re, e cila do të jetë ritmike.
Këngëtarja, njëherësh moderatorja e RTV Ora ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet në studio bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli, në të cilën ka shkruar: “Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike”.
Në postimin e radhës, Radi iu ka lënë në dorë fansave që të vendosin se si do të titullohet kënga e saj më e re.
“Zgjidheni ju titullin e këngës time te re! Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”, ka shkruar Rozana.
Ne jemi të bindur se kënga do të jetë një nga hitet e verës dhe me zor presim ta dëgjojmë.