Moderatorja shqiptare zbuloi se po fillon një udhëtim.
Përmes një imazhi të publikuar në storien e saj në Instagram, ajo siç duket është nisur për në pushime.
E veshur me një veshje me ngjyrë të zezë, vendosur syze dhe një kapelë, Luana Vjollca tha se mezi po pret të nis udhëtimin e saj.
Megjithatë, nuk zbuloi detaje tjera se ku ka vendosur të niset derisa iu bëri edhe pyetje ndjekësve të saj, duke shkruar: “Ku”?
Ndryshe, së fundmi Luana Vjollca është komentuar për prezantimin e show-t televiziv, Big Brother mirëpo moderatorja Arbana Osmani u raportua se ka fituar rolin si moderatore.
