Argjentina Ramosaj ka kohë që nuk është aktive në skenë siç ishte dikur.
Ajo është fokusuar në jetën familjare që ka ndërtuar me Dugagjinin dhe djalin e tyre Noahn.
Argjentina shpesh herë poston imazhe të ndryshme familjare, duke treguar momentet e ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka sjellë një imazh me bashkëshortin të cilët pozojnë në ashensor, por vëmendje mori veshja e tyre, të kombinuar të dy në të zeza.