Modelja realizon fotosesion të shumta.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka ardhur me një risi më ndryshe.
Oriola Marashi, zbuloi se ka realizuar një fotosesion me motrën e saj, Xhulian Marashin.
Modelja e njohur, ndau imazhe të reja në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila shihet se ka pozuar pranë motrës teksa të dyja janë veshur me veshje me ngjyrë të kuqe.
Oriola Marashi, ka postuar tri fotografi derisa në përshkrimin e postimit ka shkruar se ka pozuar me motrën dhe ka falënderuar ata që i kanë realizuar fotografitë.
Ndryshe, së fundmi u raportua se Oriola është rikthyer sërish me Eros Grezdën pas një pauze që kishin me njëri-tjetrin.