Reperi e ka publikuar imazhin në rrjete sociale.
Getoar Aliu, së fundi ka ardhur në Kosovë teksa edhe ka bërë një takim të rastësishëm me politikanin.
Dyshja e kanë shkrepur fotografinë në njërën nga palestrat derisa prapa tyre shihen pajisjet e fitnesit.
“2 Tigra”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e imazhit me Ramush Haradinaj.
Ndryshe, të dy artistët, Getinjo dhe Mozzik njihen si përkrahës të partive politike theksojmë se shpesh herë e kemi parë edhe Mozzik i cili ka ndarë imazhe me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
