Binjakët erdhën me këngë të re.
Një projekt i ri sapo është publikuar në estradë dhe erdhi nga Romeo e Donald Veshaj.
Bëhet fjalë për këngën “Margarita”, të cilën binjakët e sollën të vizualizuar edhe me klip nga “Max Production”.
Për tekstin e këngës u kujdesën Donald e Romeo Veshaj, Getinjo dhe Alban Kondi, mix/masterin e bëri Marenglen Boja, kurse beatin Alban Kondi e Fabian Bisha.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Margarita” na binjakët Romeo e Donald Veshaj.