Aktorja seksi Sofia Vergara dhe aktori Joe Manganiello janë martuar në 2015.
Por çifti nuk feston vetëm përvjetorin e ditës së martëses, por dhe ditën e takimit të tyre të parë.
Në një postim në rrejtin social të Instagramit, Sofia ka uruar në gjuhën spanjolle bashkëshortin e saj me fjalët e ëmbla:
”Gëzuar ditën e takimit tonë të parë @joemanganiello, ❤️❤️❤️ 7 vite ????? të duaaaa”, duke ndarë gjithashtu dhe disa imazhe nga darka e përgatitur për këtë rast.
Sofia kishte veshur një fustan me motive floreale dhe Joe kishte kompletuar veshjen e tij me një palë çizme me motive leopardi.