Zaimina mbush 34 vjet jetë.
Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari sot shënon një datë të rëndësishme në kalendarin e saj.
Ajo sot feston ditëlindjen dhe mbush 34 vjet jetë, ndërsa për ndjekësit e saj solli fotografi nga ndeja që ka organiauar për këtë rast.
“Shumë urime për mua”, shkruan Zaimina në një video gjatë përgatitjes për ndejë, teksa tregonte gishtin e mesit para kamerës.
Në fotot e tjera të shkrepura nga ndeja, Zaimina dukej tërheqëse e veshur me fustan të bardhë e të shkurtër.
Ajo kishte lidhur flokët lart dhe dukej në formën më të mirë të mundshme në këtë 34-vjetor.