Xhensila i është kthyer studios pas pushimeve.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj para pak ditësh nisi një biznes të ri, e për të festuar për të udhëtoi në pushime.
Pas pushimeve me bashkëshortin, Bes Kallaku, ajo i është kthyer punës për këngën e re, të cilën pritet ta lansojë së shpejti.
Në fotografitë që i publikoi së fundi, këngëtarja u shfaq në studio muzikore, duke finalizuar projektin e ri.
“NE BOTEN TIME… ?“, shkruan ajo në imazhet ku vë në dukje ndryshimin që e ka bërë së fundi në dukje.
Kënga e re e Xhensilës vjen në duet me reperin e njohur Lumi B dhe titullohet “Prit pak”.
Në imazhet që i ndau në rrjete sociale, Xhensila Myrtezaj zbuloi edhe dukjen në skenat e klipit.