Albani e Elgiti u bënë bashkë sërish për një duet.
Dy këngëtarët e njohur, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda po vijnë me një projekt të ri muzikor.
Dyshja kanë vendosur që hitit “Parajsa ime” t’ia realizojnë pjesën e dytë, e cila do të publikohet nesër (e shtunë).
“PARAJSA IME 2 Neser, ora 18:00 @elgitdoda“, shkruan Albani sipër videos ku paralajmëron këngën përmes disa sekuencave të shkurtra.
Kujtojmë se pjesa e parë e këngës “Parajsa ime” u publikua vitin e kaluar dhe mori 24 milionë klikime në kanalin YouTube.
Mbetet të shihet se a do ta ketë suksesin e njëjtë edhe pjesa e dytë e kësaj kënge.