Alban Skënderaj këto ditë ka shijuar pushimet bashkë me gruan e tij Miriam Canin.
Këngëtari, së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaq Miriamin nga pushimet.
“E dua gruan time dhe ajo e don fotografin e saj”, shkruan ai me shaka, duke treguar se ia realizoi fotografinë.
Pas përfundimit të pushimeve, Albani i mbushur me energji do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Ai dhe Eligt Doda po sjellin pjesën e dytë të këngës “Parajsa ime”.