Alaudin Hamiti është një nga prezantuesit më të njohur dhe të suksesshëm që ka televizoni shqiptar.
Ai për vite me radhë udhëhoqi emisione të ndryshme, zakonisht të botës së shoubizit, e secili prej tyre ishte më i ndjekur se tjetri.
Emisioni aktual i tij është “Ndërrimi i Natës”, që tash e sa vite është pjesë e pandashme e jona.
Por shumë ndjekës tij kanë qenë kureshtarë ta njohin bashkëshorten e tij, e cila nuk ekspozohet në media apo rrjete sociale.
Yllka Sedllari është gruaja e moderatorit të njohur dhe nëna e tre fëmijëve të tij, dy djemve dhe një vajze.
Më poshtë ju sjellim disa foto të dyshes.


