Një emër që numëron shumë projekte muzikore në repertorin e tij është edhe Vig Poppa.
Së fundi, reperi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, të cilët dëshironin të dinin detaje rreth jetës profesionale të tij.
“A ki me bo naj album najher?”, i shkruan një ndjekës, kurse artisti tregoi se është duke punuar rreth një albumi.
“Kom me bo… jom tu e bo…Ama veç 1”, shkruan Vig Poppa.
Kujtojmë se reperi më 20 qershor publikon projektin e ri muzikor, këtë herë në duet me Ronela Hajatin.