Ai kurrë nuk ka harruar rrënjët e tij, tokën e të parëve, por mbi të gjitha gjuhën shqipe.
Ky është artisti Sadi, apo Sadik Ukaj i cili megjithëse ka lindur në Amerikë dhe ku edhe jeton ai nuk e harron kurrë siç tregon Nënën Shqipëri dhe Kosovën dhe çdo tokë shqiptare.
E këtë tregim të bukur e të përjetuar këngëtari do ta sjellë shumë shpejt me një këngë të bukur që do të titullohet "Shqiptar në Amerikë".
Mesazhi i kësaj kënge që do të vijë është se të gjithë të rinjtë dhe brezat duhet ta kujtojnë gjithmonë origjinën, shtëpinë dhe gjakun tonë, dhe Sadi e ka si një nga këngët më të veçantë për shkak të këtij mesazhi të fortë.
Mësojmë se kënga është shkruar nga Ghulo e me muzikë dhe orkestrim nga Nurtel dhe solo nga Faruk.
Dashuria e tij e madhe për Shqipërinë, Kosovën, Ulqinin e Malësinë, Maqedoninë dhe çdo tokë shqiptare me gjithë zemër do të na emocionojë të gjithë kur ku projekt të vijë shumë shpejt.BS