Reperi Gold AG i është rikthyer palestrës pas një pauze dhe menjëherë ndau me ndjekësit imazhe në rrjete sociale.
Artisti, u fotografua në palestër teksa kishte filluar t’i bënte disa ushtrime dhe shkruan “Ja nisëm”.
Goldi duket se po mbledh energji për fillimin e koncerteve e dasmave pas pauzës së gjatë të shkaktuar nga pandemia.
Ai mbrëmë kishte mbajtur një dasmë në Preshevë, kurse në rrjete sociale publikoi video nga performanca e tij.
Gold AG gjatë këtyre muajve ka qenë shumë aktiv edhe me projekte të reja muzikore.