Ciara dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson kanë bërë të ditur se këtë vit do të festojnë pesë vjetorin e martesës, duke treguar se ishin dashuruar në shikim të parë.
Këngëtarja e hitit “Goodies” dhe lojtari amerikan i bejsbollit kanë së bashku dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare të quajtur Sienna dhe djalin 10-muajsh, të quajtur Win.
Tani, në një intervistë për E!News, Wilson ka deklaruar se në momentin që e ka parë Ciaran, e ka kuptuar se ajo do të ishte gruaja e tij.
“Në pesë minutat e parë që e kam takuar Ciaran, e dija se ajo do të ishte bashkëshortja ime. Po ashtu, e dija se ajo do të ishte një nën e mahnitshme dhe mund të them se ajo është gjithçka që do të doje të ishte në kuptimin e kujdesit”, ka thënë Wilson.
Ai ka treguar se si Ciara dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e saj dhe t’i mësojë sa më mirë.
Edhe Ciara e cila ka edhe një djalë 7-vjeçar me ish-bashkëshortin, reperin Future, ka deklaruar se kishte ndierë dashuri që në momentin që e kishte parë Russellin.
“Mund të them se në momentin që kemi qenë afër njëri-tjetrit, e dija se ai do të ishte gjithçka që ëndërroja, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët”, ka thënë këngëtarja e famshme amerikane.