Me një foto në pishinë, Rudina Dembacaj ka treguar se si po e kalon fundjavën pranë detit, që mund ta shohë me sy, por nuk po e shijon siç do donte. Dhe pse do thoni ju?
Sepse Viktoria nuk e ka qejf, të paktën jo më shumë se pishinën.
“Vështoj detin dhe s’më lë njeri të hyj, fëmija do në pishinë”, ka shkruar Rudina.
Dhe kështu ka kapur momentin dhe ca foto nga aty ku është se detin nuk e di ende kur do e shijojë.