Ylli i famshëm, Katy Perry dhe aktori i Piratëve të Karaibeve, Orlando Bloom, u panë gjatë javës së kaluar duke shijuar një mbrëmje romantike në Venecia të Italisë.
36 vjeçarja u shfaq mjaft elegante në mbrëmjen romantike në një varkë në qytet.
Ajo gjithashtu këto momente nuk hezitoi t’i ndante me ndjekësit e saj në Instagram ku postoi disa fotografi nga pushimet.
Këngëtarja dhe aktori filluan lidhjen e tyre nga janari i 2016-tës ndërsa një vit më vonë u ndanë.
Ata u kthyen zyrtarisht së bashku në vitin 2018, dhe një vit më vonë, ai i propozoi në ditën e Shën Valentinit.
