Këngëtarja njihet për stilin e saj.
Dhe, Rita Ora vazhdimisht arrin të marrë vëmendje me pozat e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, në profilin e saj zyrtar në Instagram ka ndarë imazhe nga Los Angeles e cila shihet e veshur me plot stil me veshjen verore.
Me një fund dhe një bluzë me ngjyrë të verdh Rita ka venë në dukje belin e hollë dhe këmbët joshëse.
Ndërkohë, dukjes i ka shtuar një palë syze me ngjyrë të zezë, bizhuteri dhe makijazh derisa në fokus i ka buzët e kuqe.
“Mellow yellow”, ka shkruar në përshkrimin e postimit duke marrë komente të shumta nga ndjekësit dhe fansat nga gjithë bota.
Kujtojmë se, Rita Ora javën e kaluar mori pjesë në eventin e komunitetit LGBTI e cila shpeshherë ka treguar se i mbështet ata dhe do jetë gjithmonë pranë tyre.