Këngëtarja e ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën.
Dita e djeshme njihet si “Dita e Baballarëve” dhe kështu shumë fytyra të njohura publike i uruan prindërit e tyre.
Edhe, Dua Lipa përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram e ka uruar prindin e saj, Dukagjin Lipën duke ndarë disa momente së bashku me të.
“Je më i miri. Të dua. Gjithmonë pranë meje duke u kënaqur”, shkroi Dua në përshkrimin e imazheve.
Ndryshe, këngëtarja raportohet se ka një raport tejet të mirë dhe të afërt me babain e saj.