Eliona Pitarka prej muajsh është bërë nënë për herë të parë. Gala ka zbukuruar jetën e prindërve dhe të gjithë të afërmve të saj.
Aktorja që në fillim ka vendosur ta ekspozojë të bijën në rrjete sociale ku për asnjë çast nuk na i ka kursyer pozat e ëmbla.
Për sa i përket të atit të Galës, Eliona është aq e rezervuar sa deri më tani nuk i kemi parë asnjë foto.
Dje, në “Ditën e baballarëve” ajo ka vendosur që të publikojë një foto të tij me Galën.
“Gëzuar ditëlindjen e baballarëve”, shkruan Eliona krahas postimit të dy dashurive të saj.
Megjithatë poza e zgjedhur nuk ua ka shuar kureshtjen plotësisht ndjekësve pasi partneri i saj ka pozuar me kurriz.