Vedat Muriqi bashkë me bashkëshorten e tij, Ediben dhe dy fëmijët, kanë udhëtuar për pushime.
Çifti zgjodhën që të kalojnë pushimet në Bodrum, ndërsa sollën fotografitë e para për ndjekësit në rrjete sociale.
Bashkëshortja e futbollistit publikoi pamje nga vila luksoze ku po qëndrojnë e gjithë familja e ngushtë e saj.
Po ashtu, dyshja sollën pamje edhe brenda avionit privat, me të cilin udhëtuan drejt Turqisë, saktësisht Bodrumit.
Ndryshe, Bodrumin për pushime së fundi e zgjodhi edhe këngëtari Ermal Fejzullahu bashkë me familjen e tij.


