Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme.
Me anë të një postimi në Instagram, Dua bëri të ditur se ajo bashkë me Da Baby me këngën “Levitating” kanë arritur tjetër sukses.
“Levitating” bëhet kënga e parë nga një femër, që qëndroi plot 6 muaj në top-10 në “Billboard Hot 100” në këtë dekadë.
Natyrisht që këtij suksesi i është gëzuar pa fund këngëtarja, e cila është duke punuar për këngët e reja.
Ndryshe, “Levitating” u publikua në tetor të vitit të kaluar dhe ka marrë mbi 266 milionë klikime në kanalin YouTube.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/22/auto_204808724_316521426805553_3050971670973371173_n1624373358.jpg)