Këngëtarja Fjolla Morina ka përjetuar sot një humbje të madhe.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar se gjyshja e saj ka ndërruar jetë.
Fjolla ka ndarë disa imazhe që i ka realizuar së fundmi me të dhe ka shkruar edhe një mesazh tepër emocionues, ku pikërisht nesër do ta festonte ditëlindjen.
Më poshtë ajo ndau edhe foto nga ditëlindja e fundit që ia kishin festuar gjyshes, duke zbuluar se mosha e saj ishte 95 vjeçe.


