Këngëtarja ka përfunduar punën për lansimin e projektit të ri muzikor.
Dhe, Samanta përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka gati këngën e radhës.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, ndau promon e videoklipit të ri të cilit i zbuloi edhe datën e publikimit.
Kënga mban titullin ‘Mala’ dhe do lansohet nesër në platforma sociale.
‘Nesër 17:00 … ⏳Mala Cha Cha Cha’, shkroi artistja shqiptare në përshkrimin e fotos.
Ndryshe, ky është projekti i dytë nga Samanta për këtë vit.