Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të dytë në fillim të këtij muaji.
Çifti u bë me një vajzë, të cilën, siç pritej, e quajtën Alina.
Bukuroshja shqiptare dhe aktori turk kanë zgjedhur ta mbajnë paksa të distancuar vogëlushen nga rrjetet sociale, mbase sapo të rritet pak, si i vëllai Efehan. Megjithatë, disa foto tek-tuk ata i kanë bërë publike. Ndërsa disa orë më parë, Almeda ndau me ndjekësit edhe foton e parë pas lindjes së vajzës, në krahët e dy prindërve.
“08.06.2021. Mirë se erdhe engjëlli ynë Alina”, -ka shkruar Almeda përkrah fotos.
