Dyshja dje kanë lansuar projektin e tyre muzikor.
Dhe, Xhensila Myrtezaj ka ndarë disa momente nga xhirimet e videoklipit.
E veshur me veshje me ngjyrë të zezë, këngëtarja ka theksuar tiparet e formësuara trupore të cilat i ka arritur duke qenë e përkushtuar ndaj palestrës.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Xhensila ka publikuar fotografitë e cila mori komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.
Përndryshe, bashkëpunimi me Lumi B u prit shumë mirë nga publiku.