Këngëtari ka publikuar të gjitha projektet e albumit.
“Gentivs 2”, titullohet albumi i Genc Prelvukaj i cili sapo dha një njoftim për ata që e pëlqejnë muzikën e tij.
Në storie në Instagram ndau një video derisa shkroi se albumin tashmë mund ta dëgjojmë në të gjitha platformat sociale.
“Genc Prelvukaj, Gentivs 2 tani në të gjitha platformat sociale. Spotify, Tidal, Apple Music, Itune e kudo tjetër”, shkroi artisti në përshkrimin e postimit.
Ndërkohë, “Rrezja jeme”, është projekti i fundit muzikor i albumit publikuar nga Genci një javë më parë.
