Dy emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe Gjiko u bënë sërish bashkë për një duet.
Mbrëmë (e mërkure), dyshja kanë paralajmëruar këngën e re, me anë të disa postimeve që i bënë në rrjete sociale.
Sot, Ermali postoi një video, në të cilën shfaqi vajzat e saj shfaqen duke vallëzuar nën ritmet e këngës së babait.
Këngëtari po qëndron në pushime në Turqi bashkë me gruan dhe fëmijët, teksa përgatitet për t’u kthyer edhe në koncerte.
“Qëndroni 25.07 @gjikotheflyboy“, shkruan ai.
Dyshja kishin edhe një bashkëpunim, “Haljmali” është kënga që ishte hit i padiskutueshëm veror.
“Para para” është kënga e fundit e Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Majk.