Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur punën për projektet e reja.
Këtë e bëri të ditur edhe me anë të postimeve të fundit në Instagram, ku tregoi se ishte përgatitur për xhirime.
Në foto, Bebe ishte veshur me një kostum të zi, i cili i zbulonte shumë asaj në pjesën e gjoksit, ndërsa kishte bërë një pjesë të flokëve me ngjyrë të zezë.
Këngëtarja nuk preferoi të tregonte se çfarë po përgatit këtë herë pas suksesit që kishte me albumin “Better Mistakes”.
Kjo vjen pak kohë pas performancës që kishte për komunitetin LGBTI, për nder të muajit të krenarisë.
