Reperi Agon Abdullahu i njohur me nofkën Noga, ka njoftuar se është vaksinuar kundër COVID-19.
Ai publikoi disa fotografi nga procesi i vaksinimit si dhe dokumentin që tregon se ka marrë vaksinën Pfizer.
Reperi është vaksinuar gjatë ditës së djeshme, ani pse në listat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, mosha e tij ende nuk është në radhë.
Megjithatë, Noga është imunizuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa pas një kohe merr edhe të dytën.
Kujtojmë se reperi vitet e fundit nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore dhe nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’iu rikthyer muzikës.

