Kim Kardashian njihet si një ndër emrat më të komentuar të botës së shoubizit.
Ylli televiziv arrin të marrë vëmendje në secilën paraqitje publike, ndërsa shumëkush tenton që ta kopjojë stilin e saj.
Së fundi, Kim u shfaq e veshur me një fustan të zi të ngjitur pas trupit, i cili ia theksonte format e bujshme asaj.
Me këtë veshje, bukuroshja bëri ‘xing’ me blogeren e njohur shqiptare, Armina Mevlani, e cila e ka veshur fustanin para saj.
Këtë gjë e tregoi vet Armina me anë të disa postimeve në rrjete sociale.
“E vesha e para”, shkroi ajo sipër njërës fotografi që e postoi në Instagram me fustanin e njëjtë.
Kurse, më pastaj solli fotografi të Kimit, duke thënë “Kim sot”.