Besi erdhi me këngë të re.
Pas Xhensila Myrtezajt, edhe partneri i saj, Bes Kallaku, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Nomi”, titullohet projekti i ri nga Besi, të cilin e solli në bashkëpunim me Vanin dhe erdhi e shoqëruar edhe me klip.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Edlir Begolli në bashkëpunim me Besin, muzikën e punoi Edlir Begolli, kurse për anën vizuale u kujdes Max Production.
Pavarësisht se profesioni i parë i Besit është aktrimi, ai kohë pas kohe është aktiv me projekte të tilla muzikore.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Nomi”, kënduar nga Bes Kallaku dhe Vani.