Artistja e njohur shqiptare, Ava Max, vazhdon të angazhohet në projekte të shumta muzikore.
Për të qenë afër fansave, këngëtarja ndan imazhe nga përditshmëria e saj, ndërsa sjell edhe informacionet për më të rejat rreth saj.
Me anë të postimeve të fundit, artistja tregoi mbështetje për komunitetin LGBTI, me rastin e ‘muajit të krenarisë’.
Ajo postoi fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me ngjyrat e ylberit, që në këtë rast simbolizojnë këtë komunitet.
“E dua këtë! Muaji i krenarisë”, është mbishkrimi që Ava Max ia la njërës fotografi.
“Everytime I cry” titullohet projekti i fundit i Ava Max, i cili numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.