Këngëtari shqiptar takon Rihanna-n

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar takon Rihanna-n

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:44
Rihanna

Këngëtari i njohur shqiptar, Freskim Rama është një ndër artistët që po zhvillon jetën e tij profesionale jashtë trojeve shqiptare.

Aktualisht artisti jeton në Amerikë, ku ka realizuar disa projekte muzikore për tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, Kimi gjeti rastin që t’i surprizonte të gjithë ndjekësit e tij me foton e publikuar në Instragram ku publikoi një imazh me këngëtaren e famshme, Rihanna-n.

“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë”, ka shkruar ai krahas fotos me yllin e muzikës pop.

Rihanna ka pasur një periudhë pauze në muzikë pasi është fokusuar më shumë në biznesin e saj dhe të gjithë po presin me padurim rikthimin e saj me projekte të reja. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by K I M I (@kimidasinger)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat