Dasmë në gusht? Diletta Leotta fluturon drejt Turqisë për të takuar familjen e Can Yaman

Mediale Vip

Dasmë në gusht? Diletta Leotta fluturon drejt Turqisë për të takuar familjen e Can Yaman

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 06:52
Diletta Leotta, Can Yaman

Gjesti i fundit i dashurisë së prezantueses italiane Diletta Leotta, për aktorin e njohur Can Yaman nuk kaloi pa u vënë re, madje edhe ua ka bërë qejfin fansave të tyre.

Historia e dashurisë filloi me një mesazh në Instagram. Më vonë, të dy u takuan në një hotel në Romë, ku u panë së bashku për herë të parë.

Can dhe Diletta e bënë zyrtare lidhjen kur postuan foto në Instagramin e njëri-tjetrit, pak kohë pasi në media ziente lajmi se ata ishin bashkë. Pas kësaj, në llogarinë sociale të tyre qarkulloi edhe një video, nëpërmjet së cilës Can i propozoi martesë së dashurës me një ‘parullë’ në qiell.

Sot, 6 muaj pasi nisën të dilnin së bashku, Diletta ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm – fluturoi në Turqi për të takuar prindërit e Can Yaman, sipas raportimeve të gazetës italiane "CheDonna".

Gazetarja e njohur e sportit në ‘Sky Sport’ u nis drejt Stambollit për të takuar familjen e aktorit të njohur me origjinë shqiptare. Nga sa duket, marrëdhënia po bëhet më serioze gjatë muajve të fundit, ndaj edhe Can është gati për t’ua prezantuar prindërve dhe vëllait të tij më të madh mysafiren siçiliane.

Për momentin, nuk ka detaje të tjera apo ndonjë fotografi nga udhëtimi i fundit i prezantueses italiane, por Diletta Leotta realizoi programin e saj të fundit me Daniele Battaglia, në "Radio 105", nga një hotel turk.

Bukuroshja 29-vjeçare preferoi të mos jepte detaje rreth udhëtimit të saj privat, por siç dihet, kjo gjë ngjalli kureshtjen e fansave. Lajmet nga mediat vendëse raportojnë se arsyeja e fluturimit në Turqi është takimi me prindërit e Can-it.

Kohët e fundit shpërthyen edhe lajmet në lidhje me një debat të pretenduar midis nënës së Can Yaman, Güldem Yaman, dhe Diletta Leotta, por nga çifti asgjë nuk komentua më tej për këtë.

Gjatë muajit shkurt, revista turke “Takvim” ka raportuar se Can Yaman dhe Diletta Leotta po planifikojnë të bëjnë dasmën në Siçili, me një kosto që shkon deri në 600 mijë euro.

Vendi i dasmës mendohet të jetë “Noto Bassi di Palazzo Nicolaci (Nicolaci Palace)” dhe mendohet se do të jenë gjithsej 300 të ftuar.

Çifti, më herët ka menduar ta organizojë dasmën më 16 gusht 2021, sipas “Corriere della Sera”, por pastaj e shtynë, sepse Diletta vendosi të udhëtojë në Turqi te Can për disa ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat