Çifti i njohur i shoubizit, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë ndër emrat më të komentuar të shoubizit ndërkombëtar.
Me anë të rrjeteve sociale, Brooklyn tregoi se festojnë përvjetorin e parë të fejesës, teksa shfaqen çdo herë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Brooklyn shkruan fjalë të mëdha për partneren, teksa pozoi i lumtur në përqafim të saj dhe thotë se nuk e imagjinon jetën pa të.
“Kjo është dita kur një vit më parë i propozova martesë kësaj gruaje të bukur. Ajo më bën person më të mirë çdo ditë dhe është shoqja ime më e mirë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty dhe vazhdimisht më bën të lumtur dhe të buzëqeshur”, shkruan ai.