Mevlani dhe Antonela po shfaqen të afërt çdo ditë e më shumë, duke lënë pikëpyetje të mëdha për marëdhënien e tyre tani.
Një bashkim i mundshëm i Mevlanit me Ledjanën duket se tashmë është i pamundur sidomos pas afrimitetit të shfaqur me Antonelën.
Ish-konkurrenti ishte i ftuar special në Top Arena nga Antonela, duke hyrë dorë për dore në studion televizive.
Të afërt dyshja u shfaqën edhe tutje gjatë programit ndërsa me ndihmën e vëllaut të tij, Antonela i solli një mesazh surprizë nga nëna e Mevlanit me rastin e ditëlindjes së tij, e cila iu festua edhe në fund të emisionit me një tortë.
Se a do të kemi një çift të ri tani që të dy janë beqar mbetet të zbulojnë vetë ata!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/25/auto_mevlanantonela-11624617783.png)