Luana ka filluar punën për projektin e radhës

Mediale Vip

Luana ka filluar punën për projektin e radhës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:35
Luana

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca, është një ndër femrat më punëtore të shoubizit.

Luana ka pak ditë që lansoi projektin e ri muzikor, ndërsa menjëherë ka nisur punën për të sjellë diçka të re.

Ajo postoi foto nga dhoma e përgatitjes, ku shihej e veshur me robdishan, ndërsa paralajmëron të rejat që po i sjell.

“Diçka e re po vjen!”, ka shkruar Luana sipër fotografisë.

Kënga “1 mijë vjet”, e publikuar një javë më parë, ka marrë afro 1 milion klikime në kanalin YouTube.

Para lansimit të kësaj kënge, moderatorja kishte zbuluar se ka nënshkruar kontratë me “Sony Music”. 

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat