Ed Sheeran është rikthyer me këngë të re.
Këngëtari i mirënjohur i muzikës pop, Ed Sheeran, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Bad Habits”, titullohet kënga e re e Ed Sheeran, të cilën e publikoi në kanalin YouTube, të shoqëruar edhe me klip.
Në videoklipin e këngës, artisti ka marrë vëmendje me transformimin në skenat e tij, teksa ishte e vështirë ta njihje.
Brenda pak orësh nga publikimi i saj, “Bad Habits” nga Ed Sheeran ka marrë mbi dy milionë klikime në YouTube.